Në vend të luleve kërcet grushti, këngëtari sulmohet në skenë nga klienti

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një lokal nate në Greqi, ku performon këngëtari i njohur i muzikës popullore Antipas.

Teksa ishte në skenë duke performuar hitin e tij të mrekullueshëm "I'm in my hi", me të pranishmit që i hidhnin lule, ai u sulmua nga një klient.

Burri doli në skenë dhe fillimisht e sulmoi verbalisht Antipasin dhe më pas e goditi. Një video nga ai moment po bën xhiron në TikTok.

Një nga vajzat që shiste lule u përpoq të ndalonte agresorin e tërbuar duke u futur mes tij dhe këngëtarit, por pa rezultat, pasi edhe atë e shtyu dhe vazhdoi sherrin.

Pas kësaj në skenë u ngjitën kleintë të tjerë dhe punonjësit e lokalit, për të qetësuar burrin dhe për ta bindur të kthehej në tavolinën e tij.

Gjatë gjithë incidentit, Antipas nuk pushoi së kënduari për publikun e tij.

Në një prononcim për mediat greke, këngëtari u shpreh se "nuk ka asgjë për t'u shqetësuar dhe nuk ka asgjë personale. Zotëria ishte i tensionuar dhe i acaruar pasi gruas i kishte rënë të fikët dhe donte të tërhiqte disi vëmendjen”.

@konstantinosdroulias Κατακριτέο γεγονός ‼️ Πλέον το επάγγελμα του τραγουδιστή έχει γίνει μια ανοιχτή αρένα ο Αντυπας είναι από τους πιο παλιούς καλλιτέχνες με τεράστια δισκογραφία και Φοβερο ήθος και είναι ντροπή ο οποιοσδήποτε να συμπεριφέρεται έτσι !! ΝΤΡΟΠΗ ‼️#antypas #bouzoukia #bouzoukianews #false ♬ πρωτότυπος ήχος - Κωνσταντίνος Δρούλιας