Moti i keq në Australi, vendi përballet me përmbytjet më të këqija në histori

Australia Perëndimore ka përjetuar reshje të dendura shiu, duke bërë që komunitetet të mbeten të bllokuara dhe duke lënë qindra njerëz në nevojë për evakuim.

Një ministër i shërbimeve të urgjencës tha se ishte "përmbytjet më të këqija që ka pasur Australia Perëndimore në historinë e saj".

Kriza në rajonin Kimberley filloi javën e kaluar pasi sistemi i ashpër Ellie, një ish-ciklon tropikal, solli shi të dendur.

Mbi 200 njerëz janë evakuuar nga banesat e tyre, ndërsa ministri paralajmëroi se vendi duhej të përgatitej dhe për një numër të lartë viktimash.