Burri tenton të djegë gruan të gjallë

Një burrë rrahu gruan e tij në shtëpinë e tyre në zonën e Halkidës, të Greqisë dhe më pas tentoi t'i vinte flakën me qëllim që ta digjte të gjallë.

Ngjarja ndodhi vonë të premten në mbrëmje, kur ajo debatoi me bashkëshortin e saj për arsye ende të panjohur.

Ai e goditi dhe u largua nga shtëpia. 

Ajo ka njoftuar Policinë, por para se të mbërrinte policia, autori është kthyer në shtëpi dhe ka tentuar t'i vë flakën.

Gruaja ka arritur të arratiset dhe të lajmërojë sërish Policinë, por bashkëshorti i saj ka mundur të arratiset. 

Bashkëshortja e shqetësuar ka bërë denoncimin ndaj tij në komisariatin e Kalkidës dhe kërkimet për vendndodhjen e tij janë në vazhdim.