Trazirat në Brazil, BE: Dënojnë sulmet. Lula u zgjodh president në mënyrë demokratike, e mbështesim!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2023, 07:18
Pas trazirave në Brazil, ka ardhur edhe reagimi i Bashkimit Europian.
“Dënojmë sulmin ndaj institucioneve demokratike të Brazilit”, u shpreh përmes rrjeteve sociale, Charles Michel.
Gjithashtu, ai ka theksuar se nga BE ekziston mbështetje e plotë për Presidentin Lula Da Silva, duke shtuar se ai është zgjedhur në mënyrë demokratike nga miliona brazilianë përmes zgjedhjeve të ndershme dhe të lira.
