Brazil, mbështetësit e Bolsonaros pushtojnë Kongresin, shikoni videon

Mbështetësit e ish-presidentit brazilian të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro kanë sulmuar Kongresin dhe policia ka përdorur gaz lotsjellës në një përpjekje për t'i zmbrapsur ata.

Skenat dramatike erdhën një javë pas inaugurimit të veteranit të krahut të majtë Luiz Inácio Lula da Silva.

Mbështetësit e Bolsonaro, të cilët refuzojnë të pranojnë se ai humbi zgjedhjet, thyen barrierat dhe hynë në ndërtesën në kryeqytetin, Brasília.

Gjithashtu ata pushtuan ndërtesën e Kongresit dhe rrethuan pallatin presidencial në Brasilia, sipas disa imazheve televizive.

Në pamjet televizive shfaqeshin protestues duke thyer mobiljet brenda Gjykatës së Lartë dhe Kongresit. Sipas mediave lokale bëhej fjalë për rreth 3,000 demonstrues.

Në fjalimin e tij të inaugurimit, Lula u zotua të rindërtojë një vend në "rrënoja të tmerrshme".

Ai dënoi politikat e paraardhësit të tij, i cili shkoi në SHBA për të shmangur ceremoninë e dorëzimit.