"Nuk duhet të ishe martuar me mësuesen tënde, 24 vjet më të madhe", Macron vihet në siklet gjatë takimit

"Nuk duhet të ishe martuar me mësuesen tënde, 24 vjet

Përballë pyetjeve që gazetarët profesionistë zakonisht nuk i bëjnë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron , u gjend gjatë një diskutimi me fëmijët nga La Papotin, një gazetë e themeluar në vitin 1990 në një qendër kujdesi për të rinjtë me autizëm.

Pyetja që ra në sy dhe është bërë virale kishte të bënte me marrëdhënien e Macron me gruan e tij, Brigitte Macron , me " gazetaren informale ", siç përshkruhet nga Associated Press , duke i kërkuar presidentit francez ta lexonte vetë.

“Ai është president. Ai duhet të japë shembull dhe të mos ishte martuar me mësuesen e tij" shkruhej në letër.

Brigitte Macron ishte nënë e tre fëmijëve dhe 24 vjet më e madhe se ai kur u takuan në shkollën e mesme ku ai ishte student dhe ajo mësuese përpara se të martoheshin përfundimisht në 2007.

"Nuk bëhet fjalë nëse duhet të jepni apo jo një shembull. Kur je i dashuruar, zgjedhja nuk është e jotja”, u përgjigj fillimisht presidenti francez dhe shtoi:

“Ajo nuk ishte tamam mësuesja ime. Ajo ishte mësuesja ime e aktrimit. Nuk është njësoj," tha presidenti francez.

Macron u pyet gjithashtu nëse ka para të mjaftueshme, ku ai u përgjigj se si president i Francës merr më pak para sesa kur punonte si bankier.

Gazetarët e La Papotin e pyetën Macron dhe për miqësinë, teksa ai u përgjgij se "nuk është puna më e mirë të kesh shumë miq".