Gjenden të pajetë trupat e dy të rinjve në pajisjen e avionit, njëri kishte pësuar djegie
Dy të rinj, që besohet se janë nga Republika Domenikane, u gjetën të vdekur brenda pajisjes së uljes së një avioni Avianca gjatë mirëmbajtjes në aeroportin e Bogotës, thanë kompania dhe prokurorët kolumbianë .
Avioni po fluturonte nga Santiago, Kili. Kur u ul në aeroportin El Dorado të Bogota-s të premten vonë mbrëma, punonjësit e linjës ajrore gjetën të vdekur dy djemte.
Avianca shprehu ngushëllimet e saj për familjet e dy të rinjve, duke shtuar se ndërsa inspekton avionët e saj para çdo fluturimi, siguria e aeroportit është përgjegjësi e autoriteteve lokale.
Viktimat ishin të moshës 15 dhe 20 vjeç. Nuk u gjetën asnjë pasaportë apo kartë identiteti, por njëra prej tyre kishte monedha nga Republika Domenikane dhe në një valixhe që kishin me vete ishin dokumente të atij vendi.
Ky fakt sugjeron se ata mund të kenë qenë në aeroplan që nga 3 janari, që kur avioni i veçantë udhëtoi për herë të fundit drejt Republikës Domenikane.
Avioni iu nënshtrua mirëmbajtjes rutinë më 27 dhjetor dhe më pas fluturoi në Bogotá, Guarulhos (afër Sao Paulo, Brazil) dhe Santiago.
Dy trupat ishin të ngrirë dhe njëri prej tyre kishte djegie.
