Kina hap kufijtë, në Hong Kong 400,000 njerëz pritet të marrin rrugën drejt Kinës kontinentale

Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve me Covid19 në Kinë, qeveria atje ka vendosur të hapë kufijtë për të gjithë vizitorët. Tashmë për ta nuk do te ketë më nevojë për karantinë por do të mjaftohet vetëm një test PCR. Ky është lehtësimi më i madh i marrë prej vitit 2020, teksa vjen në një kohë kur ka një përhapje të madhe të Covid-19. 

Teksa është duke luftuar me një shtim të numrit të rasteve të të infektuarve me Covid-19 kina ka vendosur të rihapë kufijtë.

Me vendimin e bërë tashmë publik bëhet e ditur se të gjithë turistët që do të dëshirojnë të vizitojnë këtë shtet do të mundet të kalojnë pa pengesa sa i përket situatës së shëndetësisë.

Madje vizitorët nuk do të kenë nevojë të karantinohen, por do të duhet vetëm të paraqesin një test PCR që duhet të jetë bërë të paktën 48 orë para nisjes së udhëtimit dhe të ketë rezultuar negativ.

Një vendim i tillë ka marrë mbështetjen jo vetëm të biznesit, por edhe të familjeve që prej vitesh nuk kanë mundur të shikojnë të afërmit.

Pas këtij vendimi Në Hong Kong, 400,000 njerëz pritet të nisen drejt Kinës kontinentale në javët e ardhshme duke paralajmëruar edhe radhë të gjata për fluturime në Pekin dhe Xiamen.

Rihapja e vendit vjen në fillimin e "chun yun", periudhës së parë të Vitit të Ri Hënor dhe pritet të krijojë një fluks prej Dy miliardë udhëtarësh.

Gjatë tre viteve të fundit Kina kishte një ndër politikat më të rrepta shëndetësore në botë për Covid.

Rritja e pritshme e rasteve ka nxitur shumë vende përfshirë Mbretërinë e Bashkuar të rrisin kufizimet për udhëtarët nga kina të cilëve u kërkohet një test negativ COVID duke shkaktuar pakënaqësinë e qeverisë kineze.