Pamje të frikshme, klienti i restorantit nxjerr armën dhe ekzekuton grabitësin që u mori paratë
Një klient në një restorant meksikan në Houston qëlloi dhe vrau një grabitës brenda dyqanit të enjten vonë në mbrëmje, tha policia lokale.
Dëshmitarët i thanë policisë se një burrë i veshur me maskë hyri në restorant dhe u drejtoi një armë klientëve, duke kërkuar paratë e tyre.
Teksa rrëmbeu paratë nga tavolina në tavolinë, një nga klientët nxori armën e tij dhe qëlloi disa herë grabitësin, duke e vrarë atë, sipas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë.
Më pas klienti mori të gjitha paratë që kishte marrë grabitësi dhe ua ktheu klientëve të tjerë përpara se të largohej nga lokali.
Kur mbërriti policia, e gjetën grabitësin të vdekur.
Sipas tyre viktima ishte një i ri rreth të 20-ave, por identiteti i tij është në pritje.
Në të njëjtën kohë, ndaj klientit, i cili është në kërkim nuk është ngritur asnjë akuzë.

