Tensionet për votimin e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve për pak u manifestuan në konfrontim fizik

Dhoma e Përfaqësuesve u kthye në një “unazë” përpara se Kevin McCarthy të zgjidhej kryetar i trupit, teksa ka pasur tension të madh mes dy deputetëve gjatë votimeve të 14-të për zgjedhjen e presidentit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Pas katër ditësh e 15 raundesh votimi, me imazhe të paprecedentë në Kongresin Amerikan, republikani Kevin McCarthy u zgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, pasi fillimisht iu desh të bënte lëshime të gjera ndaj grupit "kryengritës" të partisë.

Kampi republikan i ngjante një “kazani që ziente”. Në votimin e 14-të, deputeti Matt Gaetz vendosi të abstenojë, duke shkaktuar një grindje me shokun e tij republikan, Mike Rogers, pasi mendonte se Gaetz po bënte pazare në kurriz të tij për të lejuar zgjedhjen e McCarthy.

Tensionet për votimin e kreut të Dhomës së

"Nuk do ta harroj këtë!" bërtiti Rogers.

Në votimin e 15-të dhe të fundit, McCarthy u zgjodh zyrtarisht kryetar me Gaetz që votoi "i pranishëm".