Biden: Nuk ka vend për dhunë politike në Amerikë

Demokracia "nuk është e garantuar: ajo duhet fituar dhe mbrojtur. Në Amerikë nuk ka vend për frikësim dhe dhunë politike”.

Presidenti i SHBA Joe Biden e tha këtë teksa kujtonte 6 janarin e 2021.

“Sot është dita për të festuar heronjtë e 6 janarit. Faleminderit, ju jeni patriotë”, tha presidenti amerikan, duke nderuar 14 agjentë dhe zyrtarë publikë, të cilët falë punës së tyre, kanë ndihmuar në vitin 2021 për të parandaluar përmbysjen e rezultatit të votimit.