Minjtë 60 centimetër të gjatë që janë imun ndaj helmeve pushtojnë shtëpitë

Britanitët janë paralajmëruar për minjtë gjigantë 60 centimetët të gjatë që janë imun ndaj helmeve.

Frika po rritet se do të shkaktojë një rrezik për shëndetin pasi minjtë mund të mbartin sëmundje.

Këshilltari konservator Paul Wadsworth tha: "Është gjëja më e bezdisshme kur paguani taksën e këshillit dhe më pas ktheheni në shtëpi dhe koshi juaj nuk është mbledhur".

Ekipet e shfarosjes së dëmtuesve thonë se po marrin një numër në rritje të thirrjeve nga pronarët e shtëpisë për t'u marrë me minjtë që përpiqen të futen fshehurazi në papafingo, në tubacionet e kanalizimeve dhe nëpër të çara në muret e jashtme.

Shoqata Britanike e Kontrollit të Dëmtuesve thotë se një shtëpi tipike ka dhjetra pika hyrjeje potenciale për minjtë./The Sun/