Francë: Aktivistët lyen me bojë portokalli derën e pallatit të kryeministrit francez

Dy aktivistë mjedisorë kanë lyer me ngjyrë portokalli në një pjesë të derës kryesore të pallatit të kryeministrit francez, i njohur si Matignon, mëngjesin e sotëm në shenjë proteste ndaj asaj që ata thanë se ishte mosveprimi ndaj ndryshimeve klimatike.

Dy burrat u arrestuan menjëherë nga oficerët e policisë të pranishëm dhe sipas raportimeve të mediave franceze ata i përkasin grupit Dernière Rénovation i cili është modeluar sipas grupit britanik Just Stop Oil i cili së fundmi ka vënë në shënjestër vepra të njohura arti.