Erdogan si negociator i paqes në Ukrainë, zhvillon sot bisedë telefonike me Putinin dhe Zelenskyn
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka nisur negociatat me homologun rus Vadimir Putin dhe atë ukrainas Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës. Liderët pritet të komunikojnë në telefon, ndërsa qëllimi i diskutimeve është gjetja e rrugës së përbashkët për të dalë nga lufta në Ukrainë. Ndërkohë një samit BE-Ukrainë do të mbahet në datën 3 shkurt.
Në një përpjekje për të arritur paqen e shumë kërkuar në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, Presidenti i Turqisë do të zhvillojë këtë të mërkurë biseda telefonike me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn.
Një zëdhënës i presidentit turk konfirmoi lajmin, ndërsa Turqia prej disa muajsh po përpiqet që të ulë palët në dialog.
Kjo iniciative e Erdogan lidhet edhe me faktin se Turqia ka marrëdhënie të mira si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën. Madje në një deklaratë të mëparshme, Erdogan ka thënë se i vjen keq që Rusia dhe Ukraina, të cilat i sheh si vende mike dhe me marrëdhënie të ngushta politike e sociale, po përballen ushtarakisht me njëra tjetrën.
Sakaq mbështetja e radhës financiare dhe ushtarake për Ukrainën do të vendoset në një Samit, i cili mund të mbahet në Kiev në datën 3 shkurt.
Lajmin se ky takim do të zhvillohet në kryeqytetin ukrainas e dha presidenti Volodymyr Zelensky, por një zëdhënës i Unionit dhe se ende nuk mund ta konfirmonte vendin e zhvillimit të Samitit.
Ndërkohë, Zelnsky zhvilloi një telefonatë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën diskutoi për detajet e Samitit.
“Palët diskutuan rezultatet e pritshme të Samitit të ardhshëm Ukrainë-BE që do të mbahet më 3 shkurt, dhe ranë dakord të intensifikojnë punën përgatitore”, thuhet në deklaratë.
Furnizimi me armë të ashtuquajtura të përshtatshme për Ukrainën ishte një tjetër temë e diskutuar mes zyrtarëve të lartë.
Ata folën edhe një program të ri të ndihmës financiare prej 18 miliardë eurosh, ku kësti i parë sipas deklaratës do të akordohet këtë muaj.
