VIDEO/ Bad Bunny i hedh fanses telefonin në ujë, e irritoi se donte të bënte foto
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2023, 09:39
Videoja që tregon reperin Bad Bunny duke hedhur celularin e një fansi në ujë është bërë virale.
Videoja e postuar në Twitter tregon 28-vjeçarin, i cili së fundmi u njoftua se kishte vendosur një rekord botëror për koncertet e tij të vitit 2022 , duke ecur me një fanse nëpër rrugët e Republikës Domenikane.
Gruaja, siç shihet në pamjet, tenton të bëjë një selfie me të me celularin e saj, por i riu, dukshëm i irrituar, i merr telefonin nga dora dhe e hedh në det, duke shokuar të pranishmit.
Bad Bunny, sipas raportimeve të mediave të huaja, refuzoi t'i kërkonte falje fanses së tij duke thënë se ajo mori atë që meritonte për "mosrespektimin".
Así me gusta Bad Bunny. Congruente con su misoginia ???????? pic.twitter.com/p5xJMEi3li
— Chumel Torres (@ChumelTorres) January 2, 2023