Në makinën me 7 vende udhëtonin 23 anëtarë të një familje, ndalohet shoferi në Zvicër
Ndodh edhe kjo në Zvicër. Policia ka ndaluar një automjet brenda të cilit udhëtonin 23 anëtarë të një familjeje.
Seat Alhambra me shtatë ulëse, që mbante anëtarët e një “familjeje të zgjeruar” në rrugën e tyre nga Polonia për në kryeqytetin zviceran Bernë, u ndalua nga një doganier të hënën në mëngjes, sipas policisë gjermane, shkruan "The Local".
Zyrtari zviceran ishte “sigurisht i mahnitur” nga zbulimi i tij në kufirin midis qytetit gjerman të Ëeil am Rhein dhe qytetit të Bazelit, tha policia në një deklaratë.
Familjes, e cila përfshinte 9 të rritur dhe 14 fëmijë, iu ndalua për një kohë të shkurtër hyrja në Zvicër dhe autoritetet gjermane u “njoftuan”, shtohet në deklaratë. Megjithatë, pasi të gjitha dokumentet u plotësuan, familja u lejua të hynte në Zvicër, por “jo të gjithë në Seat Alhambra”, tha policia.
Shoferi i automjetit, një shtetas zviceran, mund të “pritet të marrë një gjobë” për transportimin e pasagjerëve “plotësisht të pasiguruar” në automjetin e tij, tha policia gjermane.

