Vala e re e COVID-19 në Kinë, Japonia vendos masa shtesë, tampon për qytetarët e vendit fqinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2023, 13:24
Vala e Covid-19 që po prek Kinën ka bërë që Japonia të vendosë masa shtesë të kontrollit kufitar për ata që vijnë nga vendi fqinj.
Këtë e bëri të ditur kryeministri japonez Fumio Kishida.
Ai ka shpjeguar se nga e shtuna vizitorët nga Kina do të duhet të paraqesin një tampon negativ përpara se të nisen për në Japoni, dhe më pas t’i nënshtrohen një testi të mëtejshëm pas mbërritjes.
