Mbi 150 mijë besimtarë nderuan Papa Ratzinger, nesër ceremonia e varrimit, Ora News sjell detaje

Mijëra besimtarë vijojnë të shkojnë në sheshin “Shën Pjetri” për ti dhënë lamtumirën Papa Ratzinger.

Vatikani informon se deri më tani, në ditën e tretë të homazheve, janë 135 mijë besimtarë që kanë bërë homazhe duke nderuar Papën e Nderit ndërsa dita e sotme pritet që kjo shifër të rritet më shumë.

Vihet re një numër i madh i të rinjve, nxënësve, studentëe dhe familjeve me fëmijë që vijnë për homazhe. Kjo tregon se Papa Ratzinger edhe pse ishte tërhequr vijonte të ishte i dashur për besimtarët” informon gazetarja e RTV Ora dhe Ora News Alba Kepi e cila prej ditësh po ndjek këtë ceremoni të veçantë.

Angelo i Aquilas

Angelo Giordani, ka mbërritur nga qyteti i Aquilas e për Rtv Ora e Ora News rrëfen se është nisur me natë nga shtëpia e tij në Aquila për të nderuar figurën e Josepf Ratzinger.

Ai mban një kujtim e adhurim të fortë për Papën e Nderit.

"Qe ky Papë i cili vizitoi qytetin tim Aquila më prill të 2009 pas tërmetit të fortë që shkaktoi 309 viktima e mbi 1600 të plagosur. Prania e tij në Aquila na e lehtësoi dhimbjen. E kam admiruar shumë dhe kam qënë i pranishëm më Vatikan në Meshën e fundit të tij më 2013. Do qëndroj në shesh gjatë gjithë ditës dhe nesër për ta përcjellë në banesën e fundit."

Nesër lamtumira

Homazhet do të mbyllen sot në orën 19:00 për ti lënë vendin ceremonisë shtetërore të varrimit që do të mbahet nesër.

Tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit të Papës së Nderit personalitetet botërore si Mbretëresha Sofia e Spanjës dhe Félix Bolaños ministër, Mbreti Filippo i Belgjikës e Mbretëresha Mathilde, presidentja e Polonisë, Andrzej Duda, Presidenti i Portugalisë, Marcelo Nuno Duarte Rebelo de Sousa;  Guvernatori i Baviera Markus Söder; Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier; Presidenti Italian Sergio Mattarella; Presidenti i Hungarisë  Katalin Novak dhe kryeministrit Victor Orban; ndërkohë presidenti i SHBA-së Biden do të përfaqësohet nga ambasadori amerikan I akredituar në Vatikan.