VIDEO/ Momenti para përplasjes së helikopterëve në Australi, pasagjeri godet pilotin në krah duke e paralajmëruar

Një video nga brenda kabinës së njërit prej helikopterëve tregon momentet dramatike pak para se dy helikopterë të përplaseshin në ajër pranë parkut të pushimeve Sea World në Bregun e Artë të Australisë , duke vrarë katër pertsona.

Siç shihet në videon e publikuar nga rrjeti 7NEWS i Australisë, një pasagjer po përpiqej të paralajmëronte pilotin se një tjetër helikopter po i afrohej helikopterit të tyre.

Pasagjeri , në sediljen e pasme, shihet duke goditur vazhdimisht dhe me forcë pilotin në shpatullën e djathtë.
Katër persona në helikopterin e dytë , i cili po fluturonte më poshtë, humbën jetën. Mes tyre, piloti, dy britanikë dhe një 36-vjeçare nga Sydney. Djali i 36-vjeçares ka mbetur i plagosur dhe i është nënshtruar disa operacioneve. 

Nikolla është në koma dhe me oksigjen. Gjendja e tij është shumë e rëndë dhe kritike," ka shkruar babai.

Aksidenti ka ndodhur kur njëri helikopter po ulej dhe tjetri po ngrihej, duke bërë që njëri të përplasej në tokë dhe tjetri të ulet.

Helikopteri i dytë u dëmtua rëndë, por piloti arriti ta ulë në rërë, duke shpëtuar katër pasagjerët në bord, të cilët u plagosën nga xhamat e thyer.

Një video e dytë tregon pilotin e helikopterit, i cili pasi u ul, tentoi të nxjerrë pasagjerët e tij, duke i prerë rripat me thikë dhe duke i ndihmuar të ngriheshin në këmbë.