Shpërthime në Krime, banorët raportojnë zhurmat që dëgjuan pranë aeroportit Belbek
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2023, 09:15
Mëngjesin e sotëm janë raportuar shpërthime në Sevastopol dhe në zonat përreth qytetit, në Krime.
Sipas Radio "Svoboda", mbrëmjen e djeshme ka pasur edhe shpërthime të tjera pranë aeroportit ushtarak të Belbekut, po në Krime, i aneksuar në mënyrë të njëanshme nga Rusia.
Edhe banorët e Simferopolit kanë shkruar në rrjetet sociale se kanë dëgjuar zhurmën e shpërthimeve pranë aeroportit Belbek.