“Tass”: 89 ushtarë rus janë vrarë në qendrën stërvitore Makiivka, shkaku, se përdornin celularët

Numri i viktimave nga sulmi ukrainas në qendrën stërvitore ruse të Makiivka ka arritur në 89, raporton agjencia ruse “Tass”. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ishte përdorimi i telefonave celularë nga personeli në qendrën e trajnimit në qytetin lindor të Ukrainës që shkaktoi numër kaq të madh viktimash.

Zëdhënësi i inteligjencës ushtarake ukrainase, Andrii Cherniak ka shpresën se ushtria ruse do të humbasë deri në 70 mijë burra në 4-5 muajt e ardhshëm.

“Rusia ka të ngjarë të vazhdojë operacionet sulmuese këtë vit”, tha Cherniak, duke shtuar se rusët e kuptojnë se do të humbasin në fushën e betejës, por nuk duan t'i japin fund luftës.

Ndërkohë, Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një takim në Kiev më 3 shkurt për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, tha zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar të hënën. Presidenti Zelensky diskutoi detajet e takimit të nivelit të lartë me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit, thuhet në deklaratë.