Dimri “shkrin” Europën, temperatura rekord për stinën e dimrit. Amerika Veriut vijon të ngrijë

Temperaturat për muajin janar kanë arritur një nivel të lartë historik në një numër vendesh në të gjithë Evropën. Moti i ngrohtë në Europë vjen teksa Amerika e Veriut po përballet me stuhi dimëore që ka lënë të vdekur mni 60 persona.

Një pjesë e mirë e Europës është përfshirë nga temperatura të larta aspaka të zakonshme për stinën e dimrit.

Rekordet kombëtare kanë rënë në tetë vende - dhe rekordet rajonale në tre të tjera.

Varshava, Poloni, arriti në18.9Ctë dielën ndërsa Bilbao, Spanjë 25.1C - më shumë se 10C mbi mesataren. Këto temperatura në Bilbao ishin ekuivalente me mesataren e korrikut, dhe pjesë të Katalonjës duke përfshirë Barcelonën e cila është vend ku ka kufizime sa i përket përdorimit të ujit.

Moti i butë evropian vjen pasi Amerika e Veriut përballet me stuhi dimërore prej disa ditësh pas një krize vdekjeprurëse të të ftohtiti që la më shumë se 60 të vdekur.

Dëborë e madhe është parashikuar për pjesë të veriut të Midëest, ndërsa stuhi të forta dhe tornado priten në Teksas, Oklahoma, Arkansas dhe Luiziana.

Por në anën evropiane të Atlantikut, moti ka qenë i qetë për shumë vende në fillim të vitit.

Temperaturat në Holandë, Lihtenshtajn, Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi thyen rekordet kombëtare.

Temperatura e regjistruar në Varshavë më 1 janar ishte 4C më e lartë se rekordi i mëparshëm për muajin  dhe rekordi i lartë i Bjellorusisë ishte rreth 4.5C mbi rekordin e mëparshëm.

Në Zvicër, temperaturat kanë arritur në 20 gradë Celsius dhe moti i ngrohtë ka ndikuar në vendpushimet e skive në të gjithë Alpet, të cilat kanë pasur mungesë bore.