Iran: Policia kontrollon makinat për të parë nëse gratë janë të veshura apo jo me hixhab

Policia në Iran ka filluar sërish të kontrollojë nëse gratë në vetura mbajnë shaminë islame, raportuan sot mediat lokale, më shumë se 100 ditë pas vdekjes së Mahsha Amini.

Irani është tronditur nga protesta që nga vdekja e 22-vjeçares Amini më 16 shtator, pasi ajo u arrestua nga policia e moralit për mosmbajtjen e duhur të hixhabit.

"Policia ka filluar zbatimin e fazës së re të programit Nazer-1 (mbikëqyrja) në të gjithë vendin," citoi agjencia e lajmeve Fars.

Sipas këtij programi, policia iraniane kontrollon nëse gratë që hipin në makina mbajnë shaminë islame.

“U vu re se nuk kishit veshur hixhab brenda automjetit tuaj. Është e nevojshme të respektohen rregullat e shoqërisë dhe të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më” – pohojnë autoritetet.

Programi Nazer u zbatua nga policia në vitin 2020.

Pas protestave që shpërthyen pas vdekjes së Aminit, policia e moralit miratoi arrestimin e femrave që ndodheshin në publik pa shami dhe i dërgoi në komisariat.

Në fillim të dhjetorit, prokurori i përgjithshëm i Iranit, Mohammad Jafar Montazeri, njoftoi se policia e moralit ishte shpërbërë.

Megjithatë, aktivistët reaguan me kujdes ndaj kësaj deklarate, e cila u bë gjatë një konference për shtyp të dhënë nga Montessori dhe nuk erdhi nga një deklaratë e qartë e Ministrisë së Brendshme.