Lula në zyrë, ish-presidenti “arratiset”
Në kryeqyetin e Brazilit mbi 300 mijë persona morën pjesë në një ceremoni pompoze të betimit të presidentit te ri, ndërsa ish kreu i shtetit u largua drejt Amerikës.
Luiz Inacio Lula da Silva është betuar si presidenti i ri i Brazilit, hera e tretë që ai mban postin më të lartë të vendit.
Më shumë se 300,000 njerëz u dynden në kryeqytet për inaugurimin. Politikani veteran i krahut të majtë, i njohur gjerësisht si Lula, udhëhoqi vendin nga 2003 ne 2010 dhe mundi Bolsonaro në tetor.
Ka pasur masa të rrepta sigurie për ceremoninë mes frikës se mbështetësit e Bolsonaros mund të përpiqen ta prishin atë.
Vetë Bolsonaro nuk mori pjesë, pasi u largua nga Brazili e thuhet se fluturoi në shtetin amerikan të Floridas pasi u dha një lamtumire të përlotur mbështetësve.
Lula, i cili ishte pas hekurave gjatë inaugurimit të Bolsonaros në vitin 2019 për dënimet për korrupsion që më vonë u përmbysën, i dha një kërcënim të fshehtë paraardhësit të tij.
“Ne nuk kemi asnjë frymë hakmarrjeje kundër atyre që u përpoqën të nënshtrojnë kombin në planet e tyre personale dhe ideologjike, por ne do të garantojmë sundimin e ligjit," tha Lula.
"Ata që kanë gabuar do të përgjigjen për gabimet e tyre."
Ai gjithashtu akuzoi administratën e Bolsonaro për kryerjen e "gjenocidit" duke dështuar për t'iu përgjigjur siç duhet virusit COVID-19 që vrau më shumë se 680,000 brazilianë.
Një det mbështetësish të Lulës u mblodhën para Kongresit të zbukuruar me ngjyrën e kuqe të Partisë së tij. Ata udhëtuan për të parë liderin e tyre gjate betimit si president.
Më shumë se 60 artistë, duke përfshirë legjendën e Samba, Martinho da Vila, performuan në dy skena gjigante të dekoruara me flamurin kombëtar si pjesë e një festivali muzikor të quajtur "Lulapalooza".
Në një ndryshim të dukshëm të politikës nga administrata e Bolsonaro, kabineti i ri zotohet te mbaje premtimin e Lulës për të arritur "zero shpyllëzim" në Amazon deri në vitin 2030.
