Shteti i Nju Jorkut ka lejuar kompostimin e të vdekurve

Një metodë alternative e varrimit "të gjelbër", kompostimi, është miratuar nga shteti i Nju Jorkut, i gjashti nga 50 në SHBA që lejon këtë metodë organike.

Vendimi i nënshkruar të shtunën nga guvernatori Kathy Hochul vendos një sërë kushtesh strikte në proces, raporton The Guardian.

Trupi do të transportohet në ambiente të certifikuara dhe do të depozitohet në kuti të veçanta, të mbyllura ku do të dekompozohet në një shtrat me copa druri ose kashtë.

Në fund të procesit, brenda gjashtë deri në tetë javë, prodhohen 36 thasë dheu që do të jenë të përshtatshëm për kompostim.

Kostoja e procesit është pothuajse e njëjtë me atë të një varrimi ose kremimi tradicional, pretendojnë kompanitë e kompostimit.

Shteti i parë që lejoi procedurën ishte Uashingtoni, në vitin 2019, i ndjekur nga Kolorado, Oregon, Vermont dhe Kalifornia.

Megjithatë, organizatat katolike i kishin bërë presion Hochulit për të vënë veton ndaj kompostimit njerëzor për arsye respekti.