"Papa Ratzinger i donte njerëzit e punës" tregtari i suvenireve në sheshin "Shën Pjetri" tregon si e njohu Papën
Dhjetëra mijëra besimtarë nga e gjithë bota kanë mbërritur në Romë për të bërë homazhe e për t'i dhënë lamtumirën e fundit Papës së Nderit Benedikti i XVI, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 31 dhjetorit.
Gazetarja e RTV Ora dhe Ora News Alba Kepi që po ndjek nga afër ceremoninë sjell historinë e Alfredos, shitësit të suvenireve prej 40 vitesh në sheshin "Shën Pjetri"
Ai rrëfen kujtimet e tij personale me Papa Ratzinger e pohon se në këtë ditë të veçantë janë shtuar shitjet e suvenireve me simbolikat e Papës së Nderit Bemedikti i XVI.
"Jam roman e jo vetëm, por nga lagjia antike e Transtevere. Prej 42 vitesh shes suvenire përballë Bazilikës së Shën Pietros. Gjithmonë, çdo ditë e çdo orë besimtarët blejnë suvenire me fotografi, rosarie, me simbole të shenjtërovë, papëve të mdryshëm për të cilët janë të devotë e i lidh një kujtim i veçantë.
Sot padushim ka nje fluks të lartë shitjesh sidomos me fotografinë e Papa Ratzinger. Është një event i veçantë për besimtarët katolikë.
A e keni takuar ndonjëherë Papa Ratzinger?
"Kur ishte kardinal e kam takuar disa herë. Ishte mjaft i thjeshtë, përshendeste të gjithë. I donte njerëzit që punonin e i uronte të gjithëve punë të mbarë."
A ka qënë Papa i Nderit një Papë i madh në drejtimin e Kishës Katolike ?
Ishte një Papë që besimtarët nga e gjithë bota e donin shumë. Edhe pse ka qënë dhe mjaft i polemizuar gjatë Papatit të tij. Por Papa mbetet gjithmonë Papë për besimtarët e adhurohet mga besimtarët si në jetë ashtu dhe pas vdekjes si sot. Papa është Papë e Papa nuk kontestohet, pranohet dhe duhet. Për një katolik Papa është Papa pikë! Nga Meksika, ShBA, e nga çdo vend i botës, Papa Benedikti i XVI adhurohet nga miliona besimtarë.
