Elon Musk bëhet personi i parë në botë që ka humbur 200 miliardë dollarë
Në janar 2021, ai u bë personi i dytë në histori që grumbulloi një pasuri prej më shumë se 200 miliardë dollarësh, vetëm disa muaj pas Jeff Bezos.
Tani Elon Musk është personi i parë në histori që ka humbur 200 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Deri më 4 nëntor, pronari 51-vjeçar i Tesla, SpaceX dhe Twitter ishte njeriu më i pasur në botë, me pasuri prej 340 miliardë dollarësh, por më pas u tejkalua nga manjati francez Bernand Arnault.
Tani pasuria e tij është ulur në 137 miliardë dollarë, pasi aksionet e Tesla-s ranë javët e fundit, duke përfshirë një rënie prej 11% të martën e kaluar (65% më pak në 2022).
Shtëpia e makinave elektrike, e cila në tetor 2021 kishte kaluar për herë të parë 1 trilion kapital, po ndjen efektet e rritjes së konkurrencës.
Vetë elon Musk ka shitur shumë aksione të Tesla-s edhe për të përmbushur blerjen e Twitter.
