Kaos me fluturimet në Filipine

Qindra mijëra njerëz mbeten të bllokuar në Manila. Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në aeroport, afro 300 linja fluturimesh u anuluan. Incidenti ngjalli reagim të ashpër publik në rrjetet sociale.

Kaosi shpërtheu në Filipine pasi një ndërprerje e energjisë paralizoi përkohësisht kontrollin e trafikut ajror në aeroportin më të madh të vendit.

Afro 300 fluturime u ndërprenë dhe qindra mijëra udhëtarë mbeten të bllokuar në qendrën e Azisë Juglindore.

Aeroporti Ndërkombëtar në Manila është porta kryesore për udhëtarët në Filipine, duke i shërbyer kryeqytetit dhe rajonit përreth.

Çështjet teknike u zbuluan për herë të parë nga operatori i aeroportit.

Pasagjerët e frustruar dhe të lodhur u ankuan për pritjen ndërsa u dynden jashtë zyrave të sporteleve të linjave ajrore për të marrë sqarime.

Incidenti ka ngjallur reagim të ashpër publik në internet, duke përfshirë politikanë, që pyesin se si dhe pse kishte ndodhur ndërprerja e energjisë.  

Sekretari i Transportit kërkoi falje për shqetësimin e shkaktuar pasagjerëve dhe tha se sistemi qendror i kontrollit të trafikut ajror të aeroportit kishte pësuar një ndërprerje të rëndë të energjisë dhe mundësia për furnizim nuk funksionoi.