Ukrainasit thonë se kanë vrarë 400 ushtarë rusë

Forcat ukrainase raportuan këtë të hënë për 400 ushtarë rusë të vrarë në Donetsk. Ndërkohë dronet ruse që kanë fluturuar mbi rajonet e pushtuara janë rrëzuar sipas autoriteteve të Kievit.

Ukraina thotë se ka vrarë rreth 400 ushtarë rusë në një sulm me raketa në rajonin e pushtuar të Donetskut.

Raketa synonte një ndërtesë në qytetin Makiivka, ku kishte informata se ishin vendosur forcat ruse.

Mesohet se viktimat ishin kryesisht trupa të mobilizuara, ndërsa municionet ishin ruajtur në të njëjtën ndërtesë me ushtarët, çka rriti dhe bilacin e sulmit.

Sipas ushtrisë ukrainase, veç 400 viktimave, 300 ushtarë rusë mbetën të plagosur.

Shifra nuk është verifikuar ndërsa autoritetet pro-ruse pranuan viktimat, por pa thënë numrin e saktë.

Megjithëse aksesi në zonat e kontrolluara nga Rusia është i kufizuar, një numër komentuesish dhe blogerësh rusë e pranuan sulmin, por thanë se numri i të vrarëve ishte më i ulët se sa pretendohej nga autoritetet Ukrainase.

Ukraina nuk ka konfirmuar se sulmet janë kryer me raketa Himars, duke mbajtur një strategji të gjatë për të mos dhënë detaje rreth sulmeve të saj.

Thjesht thuhej, në mënyrë sarkastike, se vdekjet ishin rezultat i "përdorimit të pakujdesshëm të pajisjeve të ngrohjes, neglizhencës së masave të sigurisë, pirjes së duhanit në një vend të paidentifikuar".

Në Kiev, me herët pati një srri sulmesh ajrore. Rusia shtoi sulmet me dronë gjatë natës për të sulmuar disa pjesë të Ukrainës por dhjetëra prej tyre dështuan, thanë zyrtarët ukrainas të hënën. 

Kryetari i bashkisë së Kievit,Vitali Klitschko, raportoi të hënën në mëngjes se 40 dronë shpërthyes "u nisën për në Kiev" gjatë natës, sipas forcave të mbrojtjes ajrore, dhe të gjithë u shkatërruan. 

Klitschko tha se 22 dronë u rrezuan mbi qytet, tre në rajonin periferik dhe 15 mbi provincat fqinje. 

Një strukturë u dëmtua dhe një shpërthim që ndodhi në një lagje të qytetit, tha kryebashkiaku.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kjo ishte shkaktuar nga dronë apo municione të tjera.