Plani i Stoltenberg për fundin e luftës: Perëndimi do ta detyronte Rusinë të ulet dhe të negociojë
Ukraina duhet të marrë mbështetje afatgjatë, paralajmëron shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili thotë se një strategji e tillë do ta detyronte Rusinë të ulet dhe të negociojë për t'i dhënë fund luftës.
Vendet perëndimore duhet të jenë të përgatitura për të ofruar mbështetje afatgjatë për Ukrainën, pasi Rusia nuk tregon shenja të heqjes dorë, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sipas tij, mbështetja ushtarake do të siguronte mbijetesën e Ukrainës si një vend sovran dhe do ta detyronte Rusinë të ulet dhe të negociojë për t'i dhënë fund luftës.
Udhëheqësi rus akuzon Perëndimin se përdor Ukrainën për të shkatërruar vendin e tij.
Programi i mobilizimit të pjesshëm të Rusisë, i urdhëruar në shtator, tregoi se Moska nuk kishte dëshirë për t'i dhënë fund luftës aktualisht, tha Stoltenberg për BBC.
“Forcat ukrainase patën vrullin për disa muaj, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca, shumë prej tyre tani janë duke u trajnuar”.
"E gjithë kjo tregon se ata janë të përgatitur për të vazhduar luftën dhe gjithashtu përpiqen të fillojnë një ofensivë të re."
Më herët, presidenti rus Vladimir Putin u përpoq të mblidhte njerëzit pas trupave të tij që luftonin në Ukrainë, duke thënë se e ardhmja e vendit ishte në rrezik.
Homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Putinin se fshihej pas trupave të tij në vend që t'i drejtonte ato.
