Dj Ilda " Të jesh femër Dj nuk është e lehtë"

Dj Ilda në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth profesionit që ajo ka zgjedhur,  kush e ka mbështetur më shumë si dhe mënyrës se si kanë reaguar njerëzit lidhur me profesionin që ka zgjedhur të bëjë.

Dj Ilda: Isha 16, 17 vjeçe kur kuptova se muzika më pëlqentë. Kur shkoja nëpër klabe e shihja Dj me pasion dhe mendoja ta provoja. Kam pasur shumë mbështetje nga ish bashkëshorti. Ai më ka mbështetur shumë që të filloja në këtë pozicion. Ai më ka mësuar.

Si ishin vitet e para kur fillove ta ushtorje këtë profesion?

Dj Ilda: Ishin shumë të vështira sepse dhe njerëzit nuk kishin shumë besim. Pastaj u mësuan me kalimin e kohës. Eventet e verës dhe një çmim si Dj më i mirë në Shqipëri në 2006 më kanë ndihmuar shumë. Çmimi më ka dhënë shtysë të fortë. Ka më shumë djem Dj dhe kur më shikonin mua dyshonin nëse do të dalë një event i suksesshëm. Më pas krijuan besimin e plotë.

Cilat kanë qenë vendet e para ku ke marrë pjesë?

Dj Ilda: Kushtet kanë qenë shumë të vështira. Të jesh femër Dj nuk është e lehtë. Tani punojmë me pajisje që mund ti marrësh në një valixhe. Më parë ka qenë më mirë jeta e natës. Tani nuk e shoh më veten si dikur. Nuk e ndjej veten si në kohën që kam filluar.

“Momentet kur të duartrokasin dhe ulërasin emrin tënd është shumë kënaqësi për mua”, tregoi ajo.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.