Bamirësi në fundvit nga Diaspora shqiptare në USA

Dorina Azo, gazetare dhe Kryetarja e shoqatës AFC-USA, Roberta Panariti në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora treguan rreth solidaritetit që ata kanë treguar në këtë fundvit duke ju ardhur në ndihmë disa familjeve  në nevojë.

Ndihmat vinin nga Diaspora shqiptare në USA.

Si erdhi ideja për të ardhur në Shqipëri dhe për ta dhënë këtë ndihmë ndaj të rinjve?

Dorina Azo: Simbol i festave është uniteti i familjeve por dhe për të qenë sa më pranë njerëzve në nevojë.  Pati një impakt shumë pozitiv. Mjekët dhe stafi e mirëpriti mjaft mirë. Ishin fëmijë që të jepnin kënaqësi të falnin dashuri. Në total në pavion ishin të shtruar 17 fëmijë. Ne përveç dhuratave që dhamë për fëmijët dhamë dhe një ndihmë financiare për 17 familjet e tyre. Familjarët për çdo gjë mund ti drejtohen shoqatës që ti ndihmojmë. Shpresoj që në të ardhmen kjo nismë të shërbejë si një udhërrëfyes për të ndihmuar në të ardhmen njëri tjetrin dhe njërëzit në nevojë.

Kryetarja e shoqatës AFC-USA, Roberta Panariti tregoi se si nisi rrugëtimi i saj për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Roberta Panariti: Në vitin 2019 kur motra ime u diagnostikua me kancer ndjenjat e para që përjetova ishin frika e dëshpërimi. Kur e ndjeva veten në këtë situatë mendova se duhet të bëja diçka për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve. Munda që me 2 shoqet e mia të krijonimnjë mbrëmje gala me 300 persona që jetojnë në Amerikë, ftuam dhe mjek. Kjo mbrëmje doli me sukse dhe morëm shumë mesazhe që vazhdojeni këtë që nisët. U nis pa pasur parasysh çfarë do të ndodhte më vonë. Pas 2 javësh ne pranuam si shoqatë jofitimprurëse. Bordi ka 9 persona dhe punojmë në mënyrë vullnetare.

Ajo tregon se mblidhen 2 herë në vit dhe dërgojnë ndihma për vendin amë.

Roberta Panariti: Ne mblidhemi 2 herë në vit dhe dërgojmë ndihma për vendin amë. Vitin e kaluar dërguam ndihma për spitalin e Korçës. Këtë vit vendosëm të ndihmojmë fëmijët në spitalin e Tiranës. Të gjithë donatorët dhuruan.

Panariti thotë se nisma e tyre nuk do të ndalet dhe çdo vit do të ndihmojnë njerëzit në nevojë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.