Një shtëpi të re pasi tërmeti e la në çadër, Sonila Musai flet për rastin e Myslymit: Sytë e tij më kërkuan ndihmë
Në një puntatë të veçantë për festën e Vitit të Ri, në emisionin Jeto me Orën u trajtua historia e zotit Myslym që pati fatin të bëhej me një shtëpi të re dhe ta priste Vitin e Ri 2023 me një çati mbi kokë, pasie vjetra iu dëmtua nga tërmeti e prej rreth dy vitesh jetonte në çadër.
E ftuar në "Jeto me Orën" ishte dhe gazetarja e Ora Neës Sonila Musai që ka ndjekur nga afër rastit e zotit Myslym.
"Pas tërmetit të nëntorit 2019 gazetarët dolën për të parë nga afër dëmet e tërmetit. Shkova në fshatin Gjoricaj, aty ku banonte dhe Myslymi, pashë disa familje që kishin vërtet nevojë për ndihmë. Po u ndala tek Myslymi pasi fatkeqësisht ai nuk ka fëmijë, jetonte vetëm me bashkëshorten, në çadër. Sytë e tij tregonin qartë se sa nevojë kishte për ndihmë. Më fliste përmes syve, " tha gazetarja Sonila Musai.
Ndërkohë Myslymi u shpreh se për 2022-in ishte mirënjohës për ndihmën që i dha gazetarja dhe Ora News.
"I jam mirënjohës shumë gazetares Sonila Musai dhe Ora News që ka ndjekur situatën time herë pas herë e si të thuash ma ka hequr dhimbjen," tha ai.