4 skuadra të Serie A interesohen për talentin e Shqipërisë U-19

Stiven Shpendi është vetëm 19-vjeç dhe tashmë klubet e Serie A kanë përqëndruar vëmendjen tek talenti shqiptar i skuadrës së Cesenas. Sulmuesi që po lë gjurmë në Serie C, ndiqet nga Sasuolo, Fiorentina, Napoli dhe Milani.

Në 11 ndeshje të këtij sezoni, Shpendi ka shënuar 3 gola por gjatë javëve të fundit ka arritur të grumbullojë shumë minuta.

Lojtari i talentuar që ka lindur në Itali, është pjesë e skuadrës U-19 të Shqipërisë me të cilën numërOn 2 ndeshje me 54 minuta në total.