Mbappe një “zotëri” i vërtetë: Ja çfarë i thashë Messit pas fitores

Një finale ende shumë e vështirë për t’u përtypur. Ndeshja Argjentinë-Francë ka lënë një shenjë të thellë te Kylian Mbappe që nuk arrin të mësohet me idenë se Kupa e Botës shkoi për skuadrën rivale ku shoku i skuadrës te PSG, Lionel Messi arriti ta çonte në qiellin e Dohas.

Në intervistën pas ndeshjes me Stasburgun, Mbappe nuk arriti ta evitontë sërish një pyetje për Lionel Messin duke zbuluar detaje nga momentet pas finales së datës 18 dhjetor.

“Fola me Messin pas ndeshjes dhe e urova. Fitorja e botërorit ishte shumë e rëndësishme për të por edhe për mua. Unë humba dhe mendoj se duhet të tregohem i matur e të pranoj e të njoh fituesin”.