Thanë për Babagjyshin...

Thanë për Babagjyshin...

Edi Rama

Meqë vjen nga poli i veriut ka shumë mundësi që udhëtimi i Babagjyshit të jetë financuar me rubla ruse. Me paketën e madhe të dhuratave që do nisë të shpërndahet brenda pak ditësh shqiptarët e kanë të qartë se kush është Babagjyshi i vërtetë!

Sali Berisha:

Kam dosje me prova që do t'i bëj publike. Narkoshteti ka korruptuar Babagjyshin!

Lulzim Basha:

Babagjyshin e 2022 mos e zgjoni deri më 2032 se është lodhur nga rruga e gjatë dhe po fle.

Erion Veliaj:

Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin e jashtëzakonshëm që 2023 është shpallur për #Tir nen viti i Babagjysheve! 85% e pensionistëve jetojnë në Tiranë! Krenar për secilin prej tyre! Çdo ditë të vitit do t’u shërbej supë gjithë babagjyshëve të planetit!

Ilir Meta:

Pa e thyer në mes Edi Ramën, nuk do ta kemi mes nesh Babagjyshin!

Petrit Vasili:

Nëse slita e babagjyshit do të punonte me karburant, ai nuk do të mbërrinte këtu kurrë për shkak të bordit të korruptuar të Transparencës së shkollëpakut krimmadh.

Enkelejd Alibeaj!

Me mandatin legjitim dhe në cilësinë e përfaqësuesit të opozitës zyrtare euro-atlantike dëshiroj, jo për formalitet, por edhe si formalitet t'i uroj zyrtarisht dhe ngrohtësisht mirëseardhjen Vitit të Ri!

Xhelal Mziu:

Pas jehonës që pati ziafeti që shtrova te ferma UKA, shqiptarët nuk do flasin më për darkën, por për drekën e Vitit të Ri!

Belind Kelliçi!

Babagjyshi vjen me vonesë. Ka ngecur në trafik në Laprakë!

Bora Muzhaqi:

Babagjyshi është ose baba i gjyshit ose gjyshi i babës.

Elisa Spiropali:

Babagjyshi sado madhështor të duket, nuk i afrohet as majës së shpatës së Skenderbeut tonë!

Grida Duma

E mirëpres ardhjen në studion e Top Story kolegun e nderuar Babagjyshin e Vitit të Ri! Jam e hapur për çdo pyetje!


Spartak Ngjela

Ju mendoni se është Babagjyshi?! He he he është i dërguari i FBI.

Artan Hoxha:

Babagjyshi është në fakt një nga çunat e Dubait që ka ardhur të riciklojë paratë e kokaines ne Durrës!

Blendi Fevziu:

Kam një pyetje të drejtpërdrejtë, por dua një përgjigje të sinqertë nga Babagjyshi: si shpjegohet që çdo vit vjen me një rregullsi që është krejt e pazakontë për Shqipërinë!

Adi Krasta:

Pres që këtë vit Babagjyshi të më sjellë dyfish dhurata sepse kam edhe pasaportën e Kosovës!

Ylli Manjani:

U bë rrumbullak 10 vjet që Babagjyshin del e pret me temena qeveria më e korruptuar në planet që nga koha e piramidave të Egjiptit? Kjo nuk ka fundshpinë ku të rrijë?! Po fare!

Artan Fuga

Le të festojmë mo se nuk te vret festa, por kur të na dalë pija do të kuptojmë që ose kemi ngrënë ushqim të tepërt ose tepricat që kemi në guzhinë nuk hahen më!