Nuk merren paratë aq kollaj nga bankat
Kjo është harta e sulmeve kibernetike mbi bankat. Praktikisht bankat sulmohen ne te gjitha vendet e botes, çdo dite nga hackerat. Por nuk ndodh qe t’u merren paratë. Sepse po te ishte aq e lehte, sot nuk do kishte me asnjë banke ne bote.
Shqiperia nuk ben perjashtim nga bota. Bankat shqiptare jane sulmuar ne te kaluaren dhe do te sulmohen edhe ne te ardhmen, ndoshta edhe me shume. Kjo histori eshte kudo tani.
Njerezit kane te drejten e tyre te shqetesohen. Por parate ne banke jane me te sigurta se kudo tjeter.
Ata qe shtyjne apo besojne keto informacionet, qe jo po jane zeruar llogarite, jo po jane marre parate, krijojne nje panik totalisht te panevojshem, i cili shkaton vetem dem dhe nuk i ben mire askujt.
Edhe ne sulmin e fundit ndaj Bankes Credins filluan te perhapnin nga keto lajmet keshtu. Por Credins ka qene ne aktivitet te plote qe diten e pare te sulmit.
Te gjitha atm-te dhe deget e bankes kane qene te hapur dhe kane vazhduar aktivitetin ne te gjithe Shqiperine. Njerezit kryejne veprime normalisht ne cdo dege, transferojne para, bejne pagesa. A mundet dot nje banke te punoje nese i kane bere dem me te vertete me sulm kinernetik?
Bankat ne Shqiperi perballuan pa asnje problem panikun financiar te vitit 2008, kur u turren njerezit te terhiqnin parate masivisht. Do u demtokan nga sulmet kibernetike.
Do kete me shume sulme ndaj bankave ne te ardhmen. Por parate do jene aty. Ndaj edhe ne duhet te mesohemi me kete sepse nuk ka nevoje per panik fare.
Vendi me sigurte i parave jane gjithmone bankat. Po i mbajte poshte jastekut te kap hajduti pse SPAKu.
