Dy fjalë për PD-në!!
Prej javësh në Partinë Demokratike flitet vetëm për kandidatët e 14 Majit, e nga ana tjetër e mbërthyer nën ethe në qoftë se po shkohet drejt skenarit të 6 marsit që lamë pas. Një skenar i tillë dihet se çfarë rezultati i rezervon Partisë Demokratike, e cila edhe në kushtet e fuksionimit normal, do ta kishte të vështirë të kthehej mazhorancë në bashki. Kjo për shumë faktorë, por kryesorja mbetet harta poltike që u krijua në vitin 2014.
Po përtej kësaj, duket se në kampin blu, më shumë se racionaliteti politik, po mbizotëron dhe e ka marrë peng inati personal, e kjo në të gjitha grupimet.
Grupi i vulës zyrtare funksion me i çliruar ndërkombtarisht, por mungon projekti! Ndërsa mbizotëron "uni" në ato qe i quan nisma politike. Unë propozova, unë denoncova, unë jam kundër qeverisë, unë, unë, unë…
Thënë kjo, duket se mungon projekti politik, por edhe kompaktësia për të funksinuar dhe për të arritur qëllime. Gjithkush ka një projekt të vetin dhe gjithkush përpiqet të jetë faktor më vete... madje ka nga ata që as nuk u intereson grupimi, por lufta meskine.....
Kjo u dëshmua qartësisht në debatet e fundit në grup, por edhe "loja" që po zhvillohet në seancën parlamentare! Skemat meskine nuk janë projekt poltik por tentativë per të kapur llokma!
Krejt e kundërta ndodh në kampin tjetër.
Sali Berisha është dominues dhe përcaktues i vijës politike, shpesh duke improvizuar e rrallëherë me një projekt të qartë politik. Po në qoftë se "grupimi i vulës zyrtare" shfaqet me finesë si opozita reale, por që nuk është në gjendje të lexojë sa mbeshtetje ka, "rithemelimi" e ka konfirmuar se ka mbështetjen kryesore, ndoshta atë të zhurmshmen.
Asnjëra palë duket se në këto kushte nuk e zgjidh dot elektoratin gri e ndoshta as demokratët e heshtur. Prandaj, do të duhet të ketë një qasje krejt të re..
Kohë për t’u përmirësuar ka!
Në qoftë se jo për bashkim, të paktën për një marrëveshje e cila do të prodhojë politikë. Po që kjo të ndodhë, duhet guxim poltik nga grupimi i vulës zyrtare e sinqeritet dhe vendosmëri nga Sali Berisha.
Marrëveshja jo domosdoshmërisht kërkon shtrëngim duarsh. Sinjalin e parë mund ta japë "vula zyrtare" duke vendosur të mos nxjerrë asnje kandidat për zgjedhjet e ardhshme, duke mbështetur kandidatët e foltores. "Foltorja" do të duhet që në disa zona të rregullojë kanditatë, pavarësisht procesit të primareve.
Ka zona ku fituesi nuk është në primare!
"Foltores" do të duhet t’i jepet mundësia që në 14 maj të ketë shancet të fitojë dhe pas kësaj date, të mos ketë asnjë alibi! Në qoftë se ia del, Sali Berisha e ka justifikuar vendimin e tij, e në qoftë se jo, pas atij momenti do të duhet t’i hapë rrugë një PD të re!