Lufta e mafies për Tiranën ka nisur egërsisht

Kur krimi i organizuar dikton një territor, një grup njerëzish o sektorë institucional ka veç një emër; MAFIA!

E lufta për Tiranën mes shefave të mëdhenj e shefave të vegjël të së majtës, ka nisur egërsisht e fortë!

Kapja e një punonjëse të AKSH me 58 kg lëndë narkotike është një tjetër provë se vendet e punës pushteti i rilindjes i shet me pare droge.

Nga shitëse ajo është emëruar funksionare e lartë në shtetin e së majtës, e ky fakt dëshmon se si krimi i organizuar orienton e kontrollon institucionet shtetërore, postet e larta, vende të privilegjuar, për të favorizuar e kamufluar aktivitetin kriminal të bandave.

Kur krimi i organizuar dikton një territor, një grup njerëzish o sektorë institucional ka veç një emër; MAFIA!




Ata krye të majtë që pak orë më parë bënin viktimën duke fyer në mënyrën më ordinere një deputete të nderuar të së djathtës, duhet të kujtojnë dhe shprehjen tjetër të gjyshes "se kur duart i ke pis (m..) mos u ul të hash e as të rehatohesh në bisedë", e jo më të guxosh të fyesh.

Por ajo ç'ka po ndodh gjatë orëve të fundit në pushtetin socialist me ndihma materiale, financiare, drogë e burgje, që shpërndahen e u shiten si informacion redaksive nga policë, shfaq dhe një tjetër të vërtetë se lufta e së majtës për Tiranën, mes shefave të mëdhenj e shefave të vegjël ka nisur egërsisht e fortë. E frikshme!

E ndërkohë dosjet e rënda të prokurorisë së krimeve të rënda rëndojnë me peshën e emrave, dëmin e pandëshkueshmerisë e tyre në realitetin shqiptar.