Albina dhe familja Kelmendi në Eurovision, Demalia: Bravo! Bravo! Çmimin e dha publiku
Nga Ilir Demalia Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2022, 18:01
Sot shikova videon e Albina Kelmendi me familje me këngën DUJE.
Bravo! Bravo! Bravo, Albina me familje!
Teksti, muzika, aranxhimi, veshja perfekt.
Këngë që e dëgjon herën e parë dhe do ta dëgjosh përsëri. Herën e tretë fillon dhe e këndon vetë.
Çmimet nuk kanë rëndësi, sidomos në Shqiperi janë një karnavalizëm dhe paçavure dallkaukësh të komisioneve apo institucioneve shtetërore si vetë shteti shqipëtar.
Ju (Kelmendi) çmimin ja u dha populli.
Përpos kësaj kënge si vlerë dhe autencitet, në gjithçka tjetër festivali ishte nje karnavalizëm snobësh “modern” provincial.
Uroj me gjithë zemër që Albina me familje te jetë fituese e Eurovizion.