Demalia kujton përvjetorin e vdekjes së Fishtës: Vigan i Veriut

Sot është 82 vjetori i largimit nga jeta të Viganit të Veriut, At Gjergj Fishta.

Gjithmonë kur kam shkruar për At Fishtën, shumë komentues më kanë shkruar, pse e quani Vigani i Veriut, At Fishtën, duke e bërë pronë vetëm të veriut?!

Vigan i Veriut nuk e kam quajtur unë, por një nga kritikët me peshë të rëndë të viteve 30' të letërsisë, tosku Namik Resuli.

I cili ishte gjithashtu linguist, albanolog. Ai ishte i studiues krahasimor i Fishtës, Naimit, Konicës, Nolit. Në studimin krahasimor për Fishtën dhe Naimi Frashërin, studiuesi Resuli ka shkruar:

"Naimi edhe tradhëtarëve të vendit i këndon me ëmbëlsi, i quan tradhëtor?!! Ruejna Zot prej Viganit të Veriut (At Fishta), se ai kur flet për tradhëtarët dhe armiqt e vendit tij e për punë burrnie e shqiptarie, nuk lëshon fjalë në vargjet e tij, por shkëmbij si katallajt e Polifemit...."

Në këtë rast po sjell në vëmendje se Namik Resuli është një nga kollozët e gramatikës shqipe qe e ka pëmbledhur në një studim prej 600 faqesh.
Pas luftës Ai u arratis në Itali ku ishte lektor me Universitetin e Romes dhe në Padova. Lektor në fushën e Albanologjisë ne Konferenca ndërokmbëtare ne Gjermani, Bukuresht e New York.

U largua nga jeta në vitin 1984 në Itali.

Shqipëria edhe pas 30 vjetësh nuk i referohet Namik Resulit në fushën e gjuhësisë qoftë dhe si debat. Kjo sepse do të rrëzonte gramtikën dhe gjuhën letrare të vendosur nga Partia me shërbëtorët e regjimit komunist në Kongresin e Drejtëshkrimit në 1972, eleminimin e paskajores "me punue" etc dhe leksikun geg.

Shqipëria sot jeton akoma me shërbëtorët e regjimit komunist.

Promovohen dhe nderohen e dekorohen me dekoratat më të larta shtetërore po ata. Media në dispozicion këtyre të gjallëve e të vdekur dhe të gjallë kufoma në prag ngordhje.

Dhe pastaj nuk i vjen zor dhe flasin e ngrenë dhe institucione dekomunistizimi si maskaradê demo(n)kratike.