Legjenda e Panettones, ëmbëlsira e Krishtlindjes që vlen 251,6 milionë euro

Ëmbëlsira e njohur italiane, panettone, ka shënuar shitje rekord këtë vit. Prodhuesit shprehen se rritja e kostove dhe pandemia nuk ka pasur ndikim në porositjet për krishtlindjen dhe festat e ndërrimit të viteve.

Panettone është ëmbëlsira tipike italiane e një nga traditat gastronomike të Festës së Krishtlindjeve.

Tregu i konsumit të tij vlen në ekonominë italiane rreth 251.6 milionë euro në vit.

Të dhënat e fundit të analizuara nga Oservatori Kombëtar i Pasticerisë, konfirmojnë se 53% e këtij konsumi vjen nga prodhimit artizanal i panettonit, 47% nga ai artizanal, e me një rritje të dyfishtë për të dy këto reparte.

Vëllimi prodhues i kësaj ëmbëlsire ka kapërcyer 29.5 tonelata në vit duke shënuar një rritje dhe me periudhën para pandemike.

Janë mbi 11.3 milionë familje italiane që në Krishtlindje zgjedhin për tavolinat e tyre këtë ëmbëlsirë tradicionale, të cilave u shtohet dhe konsumi i sektorit të turizmit e restoranteve. 

Prej tyre 3.4 milionë familje preferojnë panetonin artizanal.

Legjenda e Panettones, ëmbëlsira e Krishtlindjes që vlen 251,6

Por dhe kjo ëmbëlsirë, si përgjithësisht kosto e mallrave të konsumit, ka pësuar këtë vit një rritje të vlerës së shitjes.

Çmimi për kilogram është rritur me 1.40 euro më shumë se sa një vit më parë duke e çuar në 21.5 euro për kilogramë.

Vlera mesatare e një panettoni cilësor shkon rreth 25-35 euro.

Oservatori Kombëtar Italian i Pasticerisë konfirmon se në Itali, sektori i prodhimit të panettonit mbetet i shëndetshëm e shënon rritje me gjithë vështirësitë që shfaqen në sektorin e prodhimit e i sipërmarrjes në përgjithësi.

Interesante është se konsumi i kësaj ëmbëlsire vazhdon të regjistrojë rritje dhe gjatë periudhës jo festive. 

Legjenda e Panettones, ëmbëlsira e Krishtlindjes që vlen 251,6

Numri i konsumatorëve që e preferojnë gjatë gjithë vitit përbën rreth 38% të vëllimit total të prodhimit të tij.

Për familjet italiane panettone nuk do të thotë vetëm një ëmbëlsirë por është një moment bashkimi familjar, një moment gëzimi, urimi, një alternativë e mirë zgjedhje në një drekë o darkë familjare.

Kjo ëmbëlsirë tradicionale përdoret shumë dhe si dhuratë për Krishtlindje e në çdo tre familje italiane, dy prej tyre marrin si dhuratë një panettone. Ndër to rreth 40 % preferojnë prodhimin artizanal.

Legjenda e Panettones, ëmbëlsira e Krishtlindjes që vlen 251,6

Legjenda popullore thotë se është një ëmbëlsirë fatsjellëse. E krijuar për herë të parë në territorin e Milanos kur Messer Ulivo degli Atellani, i dashuruar çmëndurisht pas Anjezes, vajzës së bukur të furrtarit të fshatit, punësohet enkas si çirak tek babai i saj e për t'i fituar zemrën. Ai krijon këtë ëmbëlsirë të re me gjalpë, vezë, mjaltë e rrush të thatë që u bë e preferuara e zonës. Të gjithë banorët kërkonin ta blinin duke u kthyer në ëmbëlsirën më të zgjedhur të festave të fundit vitit. E sipas legjendës Messer e Anjeze u dashuruan, u martuan e jetuan të lumtur.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.