VIDEO/ 67-vjeçari në Itali ndjek dhe vret dy grabitësit që i hynë në argjendari e i vodhën bizhuteritë
Një argjendar 67-vjeçar është akuzuar për vrasje të dy personave.
Mario Rogero, ndoqi, qëlloi dhe vrau në prill të 2022 dy grabitës të cilët hynë në dyqanin e tij dhe pasi lidhën vajzën e tij tentuan të arratiseshin me bizhutë e vjedhura.
Sipas avokatit, argjendari nga Italia është vënë në ndjekje të tre grabitësve të cilët kishin dalë nga dyqani i tij dhe qëlloi "për t'i vrarë, duke tejkaluar qëllimisht kufijtë e mbrojtjes së ligjshme”.
Videoja e kamerave të sigurisë tregon momentin kur grabitësit hynë në argjendarinë pasditen e 28 prillit. Tre grabitësit që kishin thika dhe një armë, e cila më pas rezultoi e rreme, kërcënuan se do të vrisnin 67-vjeçarin dhe i lidhën vajzën.
“Më vjen keq që ndodhi, është vërtet keq, por ishte ose ata ose unë. Me dorën e djathtë hapa arkën dhe me të majtën një sirtar që e dija se kishte armën time dhe kështu u gjendëm duke kërcënuar njëri-tjetrin... dhe më pas ata u larguan”, tha argjendari pas arrestimit .
Sipas shkresave, argjendari që ka ndjekur grabitësit, ka qëlluar pesë herë, si pasojë e të cilit dy nga grabitësit kanë rënë të vdekur pak metra larg argjendarisë, ndërsa i treti është plagosur dhe është dërguar në spital.
Vihet re se biznesi i 67-vjeçarit kishte qenë edhe në shënjestër të grabitësve në maj të vitit 2015 kur dy grabitës, njëri prej të cilëve ishte maskuar si grua, e lidhën dhe e rrahën brutalisht.
