U përplas me kamionin që transportonte tra betoni, treni del nga shinat në Tenesi

Një tren doli nga shinat në Tenesi të martën pasi u përplas me një kamion që po transportonte një tra masiv betoni, duke plagosur dy punonjës të trenit.

Kamioni që mbante një tra ure betoni prej 40 metrash ishte në shinat e trenit në Collegedale kur treni i mallrave Norfolk Southern kaloi aty, tha në një deklaratë Zyra e Menaxhimit të Emergjencave të Qarkut Hamilton. Kamioni kishte pritur që drita të bëhej e gjelbër.

Tre lokomotiva dhe 10 makina hekurudhore dolën nga shinat dhe dy punonjës të Norfolk Southern Train u shtruan në spital me lëndime të lehta, sipas zyrtarëve të Qarkut Hamilton. Mediat raportojnë se shoferi i kamionit nuk është lënduar.

Videoja nga vendi i ngjarjes tregon kamionin duke u përpjekur të kalojë mbi shinat hekurudhore ndërsa bie boria e trenit të mallrave. 

Por kamioni nuk është në gjendje t’i kalonte plotësisht shinat në kohë dhe treni shihet duke u përplasur përmes traut. 

"Ky është një aksident tragjik që mund të kishte marrë shumë jetë." - tha Jim Hall, ish-kryetar i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit.

Kalimi u bllokua nga përplasja dhe po hetohet rasti, ndërsa një ekip u angazhua për të pastruar materialet e rrezikshme si rrjedhja e karburantit nga lokomotivat.