Në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky u mirëprit nga Biden

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga presidenti amerikan Joe Biden.

Kjo është vizita e parë e Zelensky jashtë vendit që kur Rusia pushtoi Ukrainën. 

I veshur me një pulovër ushtarake, Zelensky pozoi për gazetarët nën diellin e dimrit, i rrethuar nga Jill dhe Joe Biden, të cilët e përqafuan atë.

“Populli amerikan qëndron me krenari me popullin ukrainas”, tha Biden, duke shtuar se SHBA-ja “mbështet ndjekjen e Ukrainës për një paqe të drejtë”.

Dy liderët do të zhvillojnë bisedime private dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.