VIDEO/ Tifozet argjentinase në "qendër" të Botërorit, vajza feston e zhveshur në Buenos Aires pas fitores

Ky është momenti kur një tifoze ka festuar fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës duke kërcyer lakuriq në qendër të kryeqytetit të vendit Buenos Aires.

Një video tregon vajzën që ecën pa u shqetësuar përpara tifozëve të tjerë, përfshirë edhe familje me fëmijë.

Sjellja e saj e çuditshme u filmua pranë monumentit ikonik të Obeliskut të Buenos Aires - i njëjti vend ku Diego Maradona premtoi të hiqte rrobat e tij 12 vjet më parë nëse kombi i tij triumfonte në Afrikën e Jugut.

Diego Maradona premtoi të hiqte rrobat e tij në Obelisk dhe të vraponte rreth monumentit nëse Argjentina fitonte Kupën e Botës 2010 kur ai ishte drejtuesi i ekipit kombëtar.

Ata përfunduan duke u rrëzuar në çerekfinale pasi u mposhtën 4-0 nga Gjermania.