Ministri rus i mbrojtjes propozon rritjen e moshës së rekrutimit në ushtri

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka bërë thirrje që ushtria e vendit të tij të zgjerohet nga 1 milion ushtarakë aktualë në 1.5 milion në mes të luftimeve në Ukrainë .

Duke folur në një konferencë të fundvitit me shefat ushtarakë të Rusisë dhe presidentin Vladimir Putin, ai tha se numri duhet të përfshijë 695,000 ushtarë vullnetarë me kontratë.

Shoigu propozoi gjithashtu rritjen e gamës së moshës për shërbimin e detyrueshëm ushtarak rus për të mbuluar shtetasit rusë të moshës 21-30 vjeç.

Sipas ligjit aktual, rusët e moshës 18-27 vjeç mund të thirren për shërbimin e detyrueshëm ushtarak – megjithëse Shoigu dhe Putin kanë thënë vazhdimisht se rekrutët e tillë nuk po dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

Rusia po përshpejtonte vendosjen e furnizimeve moderne të armëve për ushtrinë, tha ai, duke shtuar se trupat e Moskës do të formonin njësi të reja në perëndim të vendit në funksion të planeve të Finlandës dhe Suedisë për t'u bashkuar me aleancën e NATO-s.