Një person sulmon me thikë dy pasagjerë pranë aeroportit të Frankfurtit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2022, 22:14
Të paktën dy pasagjerë thuhet se u sulmuan me thikë nga një personnë një stacion treni pas raportimeve për të shtënat e policisë në Gjermani.
Një person tha se sulmi me thikë u shoqërua nga të shtëna me armë të policisë në stacionin Gateway Gardens pranë aeroportit të Frankfurtit.
Policia e Frankfurtit tha se i dyshuari është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur.
Pas incidentit stacioni u evakuua ndërsa autoritetet nisën hetimin e ngjarjes.
