VIDEO/ Operacion i pazakontë policie, Babagjyshi dhe elfët arrestojnë bandën e drogës
Një bandë droge në Peru mori një surprizë të keqe kur babagjyshi dhe elfët e tij thyen derën për t'i vënë prangat.
Policia e veshur si Babagjyshi dhe ndihmësit e tij të vegjël goditën me çekiç derën për të vënë në pranga bandën që shpërndante drogë.
Agjentët ishin të maskuar me kostume festive me një oficer të veshur si Babgjyshi nga Poli i Veriut, së bashku me disa nga ndihmësit e tij të vegjël.
Operacioni i pazakontë, por i suksesshëm i drogës ndodhi të shtunën, dhe agjentët që sulmuan ndërtesën në Surquillo, Lima.
Zyrtari i policisë David Villanueva tha për televizionin peruan:
"Në ditët e Krishtlindjeve, një Babagjysh në rrugë nuk tërheq shumë vëmendje dhe ne e përdorëm këtë në avantazhin tonë për këtë operacion."
Grupi doli nëpër një rrugë derisa papritur u ndal në një shtëpi.
Me një skenë të ngjashme me një skenë komedie sesa një bastisje policie, një nga ndihmësit e tij nxori një çekiç të madh, theu derën e përparme dhe grupi u fut me forcë brenda.
Në vend që të përshëndesnin banorët me një brohoritje të këndshme, agjentët u bërtitën atyre që të mos leviznin dhe të shtriheshin në dysheme.
Të dyshuarit, tre burra dhe një grua, fillimisht menduan se ishte një shaka, tha Villanueva, por më vonë kuptuan se gjithcka po ndodhte me të vërtetë.