Iguanat rozë në rrezik, shkencëtarët zbulojnë zvarranikë të rinj në Ekuador

Për herë të parë në disa dekada, janë zbuluar specie të reja të një zvarraniku të rrallë që gjendet vetëm në arkipelagun e Ekuadorit. Bëhet fjalë për iguanën rozë, një specie e veçantë nga të tjerët në Ishujt Galapagos, që ishin pika kyçe pas teorisë së evolucionit të shkencëtarit britanik Charles Darwin.

Për herë të parë që nga zbulimi i iguanës rozë dekada më parë, shkencëtarët kanë zbuluar popullata të reja dhe të mitur të zvarranikut të rrezikuar, në arkipelagun e Ekuadorit.

Iguana, e lindur vetëm në shpatet e vullkanit Wolf në ishullin Isabela të Galapagos, konsiderohet e rrezikuar në mënyrë kritike dhe vetëm disa qindra kanë mbetur, sipas vlerësimeve.

“Ky zbulim shënon një hap të rëndësishëm përpara, i cili na lejon të identifikojmë një rrugë që shkon përpara për të shpëtuar iguanën rozë”, tha në një deklaratë drejtori i Parkut Kombëtar të Galapagos, Danny Rueda.

Iguanat, deri në 47 centimetra të gjata, u zbuluan për herë të parë nga rojet e parkut kombëtar në vitin 1986. Megjithatë, shkencëtarëve iu deshën dekada për të njohur iguanën rozë si një specie të veçantë nga të tjerët në ishull.

 “Njohja e të gjitha aspekteve që e bëjnë ekzistencën e tyre të prekshme do të na lejojë të ndërmarrim veprime në kohë, kryesisht kundër specieve pushtuese dhe kështu të shmangim ndërprerjen e cikleve natyrore të këtyre ekosistemeve të brishta”, tha Rueda.

Ishujt Galapagos, me jetën e tyre unike të egër, ishin një forcë kyçe pas teorisë së evolucionit të shkencëtarit britanik Charles Darwin.

Ishujt janë shtëpia e një numri speciesh që nuk gjenden askund tjetër, duke përfshirë breshkat gjigante, kormoranët dhe disa lloje iguanash, duke përfshirë iguanën rozë.